Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një person që lëvizte i armatosur me thikë dhe armë zjarri.
Në kuadër të operacionit të koduar Pasagjeri Forcat e Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas me precedent kriminal, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë ndërhyrë menjëherë për ta kapur dhe vënë në pranga.
Policia bën me dije se në rrugën “Mysym Keta”, taksia me të cilën lëvizte shtetasi A. Ç., 32 vjeç. Nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 9900 euro dhe 250 000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.