LAJMI I FUNDIT:

Lëvizjet e saj kontrollohen me telefon – arma e re ‘kamikaze’ e Ukrainës që është e mbushur me eksploziv për të zhdukur tanket ruse

Lëvizjet e saj kontrollohen me telefon – arma e re ‘kamikaze’ e Ukrainës që është e mbushur me eksploziv për të zhdukur tanket ruse

Janë shfaqur pamjet e trupave ukrainase duke përdorur një pajisje ‘kamikaze’ të telekomanduar, të mbushur me eksploziv për të zhdukur tanket ruse.

Reklama

Luftimet janë të përqendruara kryesisht rreth rajoneve më lindore të Ukrainës, ku qyteti i Bakhmut është përfshirë në një konflikt intensiv.

Dhe disa ushtarë ukrainas në vijën e frontit po përdorin tani makina me telekomandë të mbushura me eksploziv, të njohura gjithashtu si mjete tokësore pa pilot, për të goditur objektivat ruse, sipas një videoje të shpërndarë në mediat sociale gjatë fundjavës, përcjell Telegrafi.

Lufta në Ukrainë, shefi i mercenarëve të 'Wagner' në panik - i shkruan ministrit të Mbrojtjes të Rusisë
Lexo po ashtu Lufta në Ukrainë, shefi i mercenarëve të 'Wagner' në panik - i shkruan ministrit të Mbrojtjes të Rusisë

Pamjet, të publikuara fillimisht si pjesë e një dokumentari në YouTube për Brigadën e 3-të të Veçantë Sulmuese, duket se tregon ushtarët ukrainas që përgatisin një automjet të telekomanduar për betejë përpara se ta dërgojnë atë.

Ushtarët më pas shihen duke kontrolluar lëvizjen e automjetit në një telefon, në mënyrë që ajo të shpërthejë pranë asaj që duket të jetë një tank rus.

Përdorimi i këtyre UGV-ve u mbulua gjithashtu nga kanali pro-rus Telegram Reports i milicisë së Novorossiya ZOV, i cili argumentoi se armët ‘mund të jenë të rrezikshme për automjetet e blinduara, llogore dhe personelin’.

Më shumë informacion në lidhje me shtrirjen e përdorimit të automjeteve me telekomandë, duke përfshirë sa zotëron Ukraina dhe sa shpesh ushtarët përdorin këtë lloj arme, nuk janë dhënë nga ushtria ukrainase. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Evropa
Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Evropa
Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Evropa
Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Botë
Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Evropa

"Po villnin dhe kishin njolla të mëdha në lëkurë": Ushtarët rusë kishin shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi në Çernobil

Evropa
Kalo në kategori