Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se rruga rajonale që lidh Kosovën me Malin e Zi, Pejë- Kullë është hapur të hënën në orën 19:00.
Sipas tij, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.
Ndryshe, rruga rajonale që lidh Kosovën me Malin e Zi ishte e mbyllur si pasojë e rrëshqitjes së një mase të madhe të dheut, në segmentin mbi doganë. /Telegrafi/