Site icon Telegrafi

Lekaj, Dreçunit: E gjithë bota e dinë kush është kriminel e kanibalë i fundshekullit XX

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të të ashtuquajturit Komisioni i Kuvendit të Serbisë për Kosovë dhe Metohi, Milovan Drecun, i cili ka thënë Haradinaj është krimineli më i madh i Kosovës.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Pal Lekaj i AAK-së,

Lexoni të plotë postimin e Lekajt në Facebook:

“Lidhur me disa akuza të Dreç(unit) të Serbisë.

Se kush është kriminel dhe kanibalë i fundshekullit XX e fillim shekullit XXI e dinë bota mbarë. Të gjithë ju pinjollët që jeni në qeverisje të Serbisë sot, si trashëgimtarë të etërve tuaj ideologjik (kriminal) dje.

Ju në Qeverinë e Serbisë jeni të gjithë e të vërtetë të atillë çfarë tentoni t’i portretizoni të tjerët, kriminel e gjenocidial.

Për juve Dreç(un) të gjithë shqiptarët janë “kriminel”, sepse nuk pranuan t’i nënshtrohen represionit të Serbisë suaj shoviniste.

Pra me një fjalë, krimin e shkaktuan familja juaj politike, ideologjike dhe shtetërore kriminale dje, e më ju ardh rasti njëjtë veproni edhe sot”. /Telegrafi/

Exit mobile version