LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Skenderajt nënshkruan memorandum mirëkuptimi me UN-Habitatin

Komuna e Skenderajt nënshkruan memorandum mirëkuptimi me UN-Habitatin

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe drejtoresha e Urbanizmit, Sanie Ahmeti, pritën sot në takim Gwendoline Mennetrier, me bashkëpunëtorë përfaqësues nga UN-habitat me ç’rast nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës”.

Përmes këtij projekti dhe me mbështetje të UN Habitatit, Komuna e Skenderajt do ta hartojë hartën zonale në gjithë territorin e saj. Po ashtu kjo marrëveshje do të shërbejë në ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e Komunës së Skenderajt në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e integruar hapësinor dhe urban.


Kryetari Jashari falënderoi UN-Habitatin për mbështetjen e dhënë në financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe Komunën e Skenderajt.

Gjithashtu pjesë e këtij projekti është edhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të rritur pjesëmarrjen e tyre në procesin e vendimmarrjes, si dhe rritja e bashkëpunimit mes komunës dhe institucioneve të qendrore.

Ndryshe, Komuna e Skenderajt nga gjitha komunat tjera të këtij projekti, është duke prirë në këtë projekt.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori