LAJMI I FUNDIT:

LeBron, basketbollisti më i ri që shënon 20 mijë pikë

LeBron, basketbollisti më i ri që shënon 20 mijë pikë

Basketbollisti i Miami Heat, LeBron James, është vetëm 18 pikë larg për të arritur shifrës jubilare prej 20.000 pikëve në karrierë.

28-vjeçari këtë shifër mund ta arrijë të mërkurën kur skuadra e tij është mysafire e Golden State Warriors.

Ai do të bëhet basketbollisti i 38-të në histori të NBA që arrin të shënojë 20.000 pikë, ndërkaq do të jetë edhe më i riu (28 vjet e 17 ditë nëse këtë e arrin të mërkurën).


Rekordin e basketbollistit më të ri që ka arritur shifrën prej 20.000 pikësh, aktualisht e mban Kobe Bryant (29 vjet e 122 ditë).

Basketbollistët tjerë që e kanë arritur këtë shifër para moshës 30-vjeçare janë Wilt Chamberlain (29 vjet e 134 ditë) dhe Michael Jordan (29 vjet e 326 ditë). /Telegrafi/