LAJMI I FUNDIT:

LDK: Shpresojmë që brenda javës të kaloj Projektligji për Rimëkëmbje

LDK: Shpresojmë që brenda javës të kaloj Projektligji për Rimëkëmbje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se brenda javës pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Gashi këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

“Kishim mbledhje me Grupin Parlametar me kryetarin dhe kryeministrin. Diskutuam për çështjen e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe po shpresojmë që brenda javës të kalojë. Prioritet ishte rikëmbja ekonomike dhe diskutimet sesi do të arrihet deri te një zgjidhje”, tha Gashi, përcjell Telegrafi.

Lidhur me votimin e tij, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte premtuar se këtë javë do të votohet ky Projektligj.

“Unë sot po jap edhe premtim publik që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do ta kaloj javën tjetër [këtë javë] dhe do të mbyllet kjo çështje, ku do të definohen të gjitha çështjet, edhe mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre”, kishte thënë Hoti.

U premtua se këtë javë do të kalojë Projektligji për Rimëkëmbje, a janë siguruar votat nga Qeveria Hoti?
Lexo po ashtu U premtua se këtë javë do të kalojë Projektligji për Rimëkëmbje, a janë siguruar votat nga Qeveria Hoti?

Në fillim të muajit nëntor, kishte dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku ishte paraparë të hidhet në votim për lexim të dytë ky Projektligj. Seanca kishte dështuar në mungesë të kuorumit.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Nëse Projektligji siguron votat e nevojshme edhe në lexim të dytë, kryetarja e Kuvendit e nënshkruan dhe e dërgon tek Presidenti për shpallje. Ndërkaq, Presidenti ka afat tetë ditë për ta shpallur ose për ta kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.

Në dispozitat e këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ky do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/