LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe Vetëvendosje, bllok të përbashkët opozitar

LDK dhe Vetëvendosje, bllok të përbashkët opozitar

E plotësuar - Pas takimeve me 22 janar dhe 11 mars të këtij viti, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, sot është zhvilluar edhe një takim mes krerëve të kësaj lëvizjeje dhe atyre të LDK-së me qëllim të bashkërenditjes së veprimeve mes këtyre dy subjekteve politike në një bllok të përbashkët opozitar.

Në kumtesën e lëshuar nga VV thuhet se takimi i tretë mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa është zhvilluar në zyrën e LDK-së.

Sipas VV-së, ky takim është zhvilluar në kuadër të angazhimeve për bashkërendim strategjik të opozitës në Kuvendin e Republikës i cili po shpërfillet nga Qeveria e Kosovës.

“Duke pasur parasysh dëmtimin e përshpejtuar të shtetit dhe territorit, ekonomisë dhe pasurisë së Kosovës nga Qeveria aktuale, në këtë takim, Lëvizja VETËVENDOSJE! paraqiti propozimin për një bllok opozitar. Qëllimi i tij do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke dinamizuar opozitën në muajt në vijim përmes disa komisioneve hetimore parlamentare e seancave të jashtëzakonshme në Kuvend si dhe bashkëpunimit për parandalimin e privatizimit të PTK-së”, thuhet në kumtesën e VV-së.

“Po ashtu, dialogu politik Kosovë-Serbi në Bruksel i cili po zhvillohet pa transparencë, me marrëveshje të pashkruara dhe duke shkelur edhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të 18 tetorit 2012, tash po rezulton me marrëveshjen Thaçi-Daçiq që duket qartë se do të jetë në kundërshtim me vullnetin e popullit, interesin dhe rregullimin e brendshëm të shtetit, barazinë e reciprocitetin. Prandaj, blloku i tillë opozitar do të duhej të deklarohet e angazhohet për ndaljen e këtij dialogu politik”, thuhet në kumtesë.

“Pati shumë konstatime të përbashkëta, por nuk mund të themi se kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje! hasën në mirëkuptimin e udhëheqjes së LDK-së. Veprimet e koordinuara në vijim në Kuvendin e Kosovës mbeten të zhvillohen sikurse gjer më tani, përmes konsultimeve ndërmjet kryetarëve të grupeve parlamentare Beqiri e Ymeri”, thuhet në kumtesën e VV-së nga takimi i sotëm.

Në takimin e zhvilluar sot, përveç Kryetarit të LDK-së, sa Mustafa, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje merrnin pjesë kryetari Albin Kurti, nënkryetari i parë Shpend Ahmeti, nënkryetarja e dytë Aida Dërguti dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. /Telegrafi/

——————————————

Takohen sërish Mustafa e Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa është takuar të hënën liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Të dy liderët e këtyre subjekteve politike u pajtuan që grupet parlamentare të shikojnë mundësinë për të bashkëpunuar në Kuvendin e Kosovës, në çështjet në të cilat këto dy subjekte kanë qëndrime të përafërta.

Sipas kumtesës së LDK-së, në këtë takim është biseduar lidhur me dialogun që po zhvillon Qeveria e Republikës së Kosovës me Qeverinë e Serbisë, për zhvillimet e tjera politike në vend, si dhe për mundësinë e bashkërenditjes së veprimeve të subjekteve opozitare në Kuvendin e Republikës së Kosovës lidhur me çështje të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori