Nemanja Ristiq, për të cilin Interpoli ka lëshuar fletë arrestin nën dyshimin për organizimin e sulmit të dështuar terrorist gjatë ditës së zgjedhjeve në Mal të Zi, është parë duke u fotografuar gjatë të hënës në Beograd me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.
Lavror përpos që kishte vendosur kurora në varrezat e çlirimtarëve të Beogradit të Luftën e Dytë Botërore së bashku me ministrin e Punës, Aleksandar Vulin, ai është fotografuar me anëtarët e organizatës djathtiste Zavetnici, në mesin e të cilëve mund të shihej edhe Ristiq, transmeton Telegrafi.
Zyra e Interpolit në Podgoricë me kërkesë së Prokurorisë së Shtetit të Malit të Zi, kishte lëshuar fletë arrestin për Ristiqin nën dyshimin se është njëri nga organizatorët e grupit kriminal që planifikonte të kryente sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. /Telegrafi/