Maqedoninë e kapluan vërshime para një jave dhe përpos vendbanimeve ku jetojnë banorët e Stajkovcit, Hasanbegut dhe lagjeve tjera në Shkup, ujin e ka kapluar edhe zonën ekonomike Belimbegovo që gjendet në komunën Ilinden, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Thithja e ujit nga pompat e siguruar nga Armata e Republikës së Maqedonisë kanë punuar 24 orë për 3 ditë dhe sot më në fund është larguar uji i cili mendohet se ka dëmtuar kompanitë e vendosura në këtë zonë.
Nuk dihen ende se sa janë dëmet materiale nga këto vërshime për kompanitë por priten që ekipet për vlerësim të mbarojnë nëpër vendbanime dhe pastaj të vlerësojnë dëmet e fabrikave në këtë zonë ekonomike./Telegrafi/