LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Rosell e largoi Guardiolën

Laporta: Rosell e largoi Guardiolën

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pohuar se pasardhësi i tij, Sandro Rosell bashk me bordin e tij e kanë mundësuar largimin e Pep Guardiolës nga klubi.

Guardiola u largua nga Barcelona për se kërkoi të pushonte një vit, ndërsa Laporta mendon se nuk është bërë më e mira për të mbajtur në klub njeriun që i solli Barcës 14 tituj për tre vjet.

“Bordi aktual ka mundur të bëjë më shumë për të bindur atë që qëdronte. Largimi i tij ishte neglizhencë e qëllimshme”, ka thënë Laporta.