LAJMI I FUNDIT:

Lampard: Standardet e Chelseat kanë rënë

Lampard: Standardet e Chelseat kanë rënë

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, mendon se standardet e klubit kanë rënë dhe ata nuk duhet ta lejojnë një gjë të tillë.

Lampard mendon se Blutë nuk duhet të lejojnë në bien më poshtë se vendi i dytë në tabelë, pasi ata mund të mësohen me këtë.

“Ky është vendi ku klubi duhet të jetë. E urrej idenë e rënies së standardeve. Ne kemi qenë atje një kohë të gjatë duke u përpjekur ta fitojmë ligën… më pas vjen një vit i keq”.


“Në momentin kur ju lejoni standardet të bien aq shumë, atëherë ju mësoheni me atë. Andaj ka një dëshirë dhe vendosmëri në mesin e lojtarëve dhe stafit, nga skuadra dhe klubi ta mbajë pozitën ku duam të jemi”, ka thënë Lampard. /Telegrafi/