LAJMI I FUNDIT:

Lama: Nuk i kemi kërkuar Vlorës të bëhet fallxhore

Lama: Nuk i kemi kërkuar Vlorës të bëhet fallxhore

Lëvizja Vetëvendosje vlerësoi të mërkurën se raporti i fundit i Komisionit Evropian (KE), për liberalizimin e vizave për Kosovën dëshmon edhe njëherë se Qeveria e Kosovës nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Alma Lama, deputete e VV-së, ka thënë për Telegrafin se qytetarët e Kosovës nuk kanë pritur ndonjë lajm të mirë për liberalizimin e vizave .

“Ata e dinë mirë se si është gjendja në Kosovë, se si është përbrendësuar në sistemin shtetëror krimi i organizuar dhe korrupsioni. Unë shpresoj se qytetarët do t’i dalin zot vetes, t’i thonë jo keqqeverisjes”, tha deputetja e Vetëvendosjes.
Për Lamën, kambanat po bien për ata që kanë veshë.

Ajo ka thënë se zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE), në mënyrë të vazhdueshme po i tregojnë qeverisë së Kosovës se duhet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke pasur parasysh se këto janë kritere themelore për çdo hap në drejtim të BE-së.


“Skandali i pasaportave është dëshmia më e mirë se si i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave kjo qeveri”, u shpreh Lama.

Ajo tha se askush nuk i ka kërkuar ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, të bëhet fallxhore, por që të mbajë premtimin për liberalizim e vizave.

Sipas deputetes së VV-së, premtimi për liberalizim të vizave nuk mund të realizohet duke futur duart në gjykata e prokurori, siç po bën qeveria aktuale, por duke realizuar kriteret të cilat janë kërkuar nga BE-ja për liberalizimin e vizave.

“Fatkeqësisht as disa kritere të thjeshta teknike nuk janë plotësuar si duhet. Lista e rekomandimeve është tepër e gjatë”, tha ajo.

Deputetja e VV-së,Alma Lama, liberalizimin e vizave për Kosovën nuk e lidh me vite, por sipas saj është çështje e plotësimit të kritereve.

“Nëse ka vullnet politik mund të plotësohen edhe për gjashtë muaj, mirëpo kjo qeveri është e dështuar në këtë proces”, ka deklaruar Lama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori