Teksa po shfletoja shtypin ditor të një dite më parë, rastësisht hasa në një shkrim me një titull intrigues: “Degjenerimi i sistemit prokurorial – arsye për alarm, jo Jabllanoviqi”. Edhe pse autorin nuk e njihja si ndonjë zë në diskursin për sistemin e drejtësisë, thirrja e artikullit për vëmendje ndaj problemeve të sistemit prokurorial ishte e mjaftueshme për të filluar leximin e këtij shkrimi.
Sidoqoftë, entuziazmi për temën e paralajmëruar mu shua qysh në rreshtat e parë kur fillova të identifikojë agjendat personale të disa akterëve famëkeq të sistemit prokurorial, të cilëve për shkak të disa shkeljeve ligjore ju kishte rastisur për të qenë protagonistë të emisionit tim, “Betimi për Drejtësi”.
Pas identifikimit të agjendave personale të disa personave të caktuar, ju ktheva pothuajse instinktivisht edhe njëherë autorit, emrin e të cilit nuk e kisha hasur në asnjë raportim apo debat për sistemin e drejtësisë, e aq më pak për atë prokurorial. Mbiemri i tij më shtoi kërshërinë duke qenë se ishte identik me mbiemrin e prokurores së nderuar speciale, Drita Hajdari, e cila ishte protagoniste për të keq e njërit prej emisioneve “Betimi për Drejtësi”, ku ishte ekspozuar amnistia e kundërligjshme që kjo prokurore i kishte bërë një vepre penale të evazionit fiskal, me ç’rast ishte shkaktuar një dëm prej rreth gjysmë milioni euro – buxhetit edhe ashtu të varfër të shtetit.
Pak minuta më vonë, me keqardhje zbulova se autori i shkrimit nuk ishte askush tjetër përveç se vëllai i vogël i prokurores së nderuar, Drita Hajdari, i cili duke u udhëhequr nga impulsi vëllazëror e kishte marrë në mbrojtje motrën e madhe në një betejë të humbur ende pa filluar.
Siç mësova nga kolegët e gjeneratës së tij, z. Hajdari nuk ishte një kursist i thjeshtë i gazetarisë, por fillet e shkollimit i kishte marrë në Komitetin për Informim në ish-Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës.
Po të ishte ky thjesht një shkrim i një vëllai të vogël të zemëruar, i cili i del në mbrojtje primitive të motrës së nderuar, nuk do të kisha marrë mundin të përgjigjem, pasi që nuk dëshiroj të jem pjesë e problemeve familjare të njerëzve të huaj. Sidoqoftë, duke qenë se në këtë rast kemi të bëjmë me një vëlla të vogël, i cili mundohet në mënyrë të turpshme t’i dalë në ndihmë motrës së madhe të nderuar nën strehën e penës së gazetarit, reagimi është më se i domosdoshëm. Dhe, jo vetëm për të ripohuar vërtetësinë e raportimit të emisionit tim, por po ashtu edhe për të ekspozuar një konflikt të interesit, i cili i dëmton të dy – vëlla e motër pa dallim.
Së pari dhe para së gjithash, z. Hajdari ju kërkoj falje nëse emisioni im i datës 15 prill 2014, në të cilin është raportuar për vendimin e kundërligjshëm të motrës tuaj të nderuar të madhe për të amnistuar krimin, ju ka shkaktuar ndonjë shqetësim juve apo familjes tuaj të gjerë. Ky nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë qëllimi im, as në këtë rast e as në cilindo rast tjetër. Ai emision, sikur të gjitha emisionet tjera të mia, kanë pasqyruar realitetin ashtu siç është, pa e komentuar dhe pa e ngjyrosur. Për hir të korrektësisë ndaj teje si gazetar, pavarësisht lidhjes tënde familjare me protagonisten e këtij emisioni, dhe si rikujtim për publikun, në vijim mund të gjesh faktet vendimtare të prezantuara në emisionin “Betimi për Drejtësi” të transmetuar në RTK me datën 15 prill 2014.
Motra juaj e nderuar e madhe, Prokurorja Speciale Drita Hajdari, përndryshe ish-Koordinatore kundër Korrupsionit, ka amnistuar personin S.K. në kundërshtim të plotë më Ligjin për Amnisti. Për këtë person, kjo prokurore ka amnistuar dy vepra penale me arsyetimin se veprat penale “Shmangie nga tatimi” (nga neni 249 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës) dhe “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi” (nga neni 236 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës, konform nenit 158 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës) janë përfshirë në amnisti dhe se i pandehuri S.K. i ka plotësuar kushtet që të përfitojë nga amnistia.
E vërteta e zbuluar në emisionin “Betimi për Drejtësi” dëshmon se këto vepra për të pandehurit si S.K. nuk janë përfshirë në Ligjin për Amnisti, por që prokurorja, në mënyrë të kundërligjshme i ka kontrabanduar këto vepra në vendim, me arsyetimin se duhet të amnistohen rreth gjysmë milioni euro tatim. Prokurorja Speciale, Drita Hajdari, ishte ftuar dhe kishte pranuar ftesën e emisionit “Betimi për Drejtësi” për të diskutuar për temën e korrupsionit, por posa e kam njoftuar se do ta diskutojmë edhe këtë vendim të kundërligjshëm të amnistisë së rreth gjysmë milioni eurove, nuk ka pasur guxim dhe nuk ka pranuar të ballafaqohet me vendimet e saj. Dhe, për herë të parë në një debat televiziv, ajo, pasi ishte ulur në tavolinën e debatit, ka vendosur të largohet nga emisioni, me arsyetimin e vetëm se nuk dëshiron të komentojë vendimet e saj të kundërligjshme.
Si rezultat i transmetimit të këtij emisioni janë ndërmarr këto veprime, të cilat gjithashtu janë transmetuar në emisionin “Betimi për Drejtësi” të datës 30 prill 2014:
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Imer Beka, menjëherë vendimin e kundërligjshëm të motrës suaj të nderuar të madhe për të amnistuar rreth gjysmë milioni euro tatim. Sipas Kryeprokurorit, menjëherë kanë rifilluar hetimet ndaj përfituesit në mënyrë të kundërligjshme, pra të pandehurit S.K., të cilin e kishte amnistuar motra juaj e nderuar e madhe. Gjithashtu, kanë filluar hetimet për këtë vendim të kundërligjshëm nga z. Zef Prendrecaj, drejtor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor ndaj motrës suaj të nderuar të madhe. Në këtë Zyre, vëlla i vogël, motra juaj e nderuar e madhe Drita Hajdari nuk po hetohet për një rast të shkeljes, as për dy, por për disa raste.
Në këtë emision është prezantuar një fakt i firmosur nga Drita Hajdari, në të cilin ajo e pranon vetë se ka amnistuar në mënyrë të kundërligjshme rreth gjysmë milioni euro tatim, natyrisht duke ia atribuuar këtë gabimit. E çuditshme paksa që motra juaj e nderuar e madhe dhe speciale, si prokurore të bëjë gabime të tilla të pafalshme që të amnistojë rreth gjysmë milioni euro tatim. Lajmëtarët hulumtues këtë detyrë e kanë, të informojnë për këso gabime të prokurorëve specialë, të cilët për shkak të gabimeve amnistojnë buxhetin, duke dëmtuar shtetin dhe duke i sjellë përfitime milionëshe individëve të caktuar.
Ismet, të ftoj apo më mirë të them të sfidoj publikisht si gazetar, e pse jo edhe si vëlla i vogël i Prokurores së nderuar të madhe Speciale Drita Hajdari, të ofrosh çfarëdo fakti apo informate që mund të kesh që do të vë në hije apo rrëzojë cilindo nga faktet e listuara më lartë. Nëse ke fakte të tilla, unë të ofrojë në mënyrë publike edhe emisionin tim si forum për të prezantuar këto fakte. Këtë e bëjë se, për dallim prej teje, unë jam i interesuar që e vërteta të del në shesh dhe këtë çështje nuk e kam personale as me motrën tuaj të nderuar të madhe e as me cilindo prokuror apo zyrtar publik që prezantohet në emisionet e mija.
Në fund, më duhet të them se problemet që kam paraqitur në lidhje me motrën tuaj të nderuar të madhe janë konfirmuar më së miri nga fakti se ajo as atëherë në emisionin tim dhe duket as tani nuk e ka guximin të ballafaqohet me vendimet e saj. Në vend të kësaj, ajo të ka dhënë ty barrën të merresh me një çështje për të cilën nuk ke as përgjegjësi e as kompetencë. Mund të supozoj se si vëlla i vogël nuk ke mundur ta refuzosh kërkesën dëshpëruese të motrës së nderuar të madhe për ndihmë. Por, nëse me të vërtetë je gazetar, në rolin e gazetarit, me shpresën se je shkëputur nga mentaliteti i ish-zyrtarit të lartë dhe të devotshëm të Komitetit për Informim në ish-Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, minimumi i kurtuazisë profesionale që kam pritur prej teje është që të mos e fajësosh lajmëtarin e së vërtetës për realitetin e hidhur.
(Autori është drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, njëherësh autor i emisionit “Betimi për Drejtësi”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?