LAJMI I FUNDIT:

Lahm: Bayerni ka gjasa të kualifikohet

Lahm: Bayerni ka gjasa të kualifikohet

Kapiteni Bayern Munichut, Philipp Lahm, është optimist për gjasat e skuadrës së tij për ta kaluar Arsenalin dhe për të arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Është një short i mirë. Padyshim se kemi gjasa të kualifikohemi në raundin tjetër. Ne do t’ia arrijmë qëllimit nëse e shfrytëzojmë maksimalisht kualitetin tonë”.

“Arsenali është një ekip ndaj të cilit nuk kam luajtur kurrë dhe asnjëherë nuk kam luajtur në stadiumin e tyre… Po ashtu, mezi pres të takoj sërish Poldin (Lukas Podolski) dhe Perin (Per Mertesacker)”, ka deklaruar gjermani.


Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 19 shkurt në Emirates Stadium. /Telegrafi/