Përmes faqes së tij në Facebook, këngëtari Labinot Tahiri bën të ditur se ka arritur që të grumbullojë 10.000 euro për lagjet shqiptare të përmbytura në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
”O vëllezër e motra. Ia dola bashkë me ju edhe kësaj radhe, i tubuam paratë, 10.000 euro për lagjet e shqiptarëve në Shkup. Zoti i bekoftë shqiptarët edhe ato kombet tjera të cilët respektojnë identitetin tonë prej shqiptari”, ka shkruar Labi në Facebook./Telegrafi/