Site icon Telegrafi

Labi për COVID-19: Ky virus nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

Këngëtarit i njohur, Labinot Tahiri, po vazhdon të iu gjenet pranë nevojave të komunitetit.

Ai së fundmi ka publikuar një fotografi të dy nga rasteve ku u kishte dalë në ndihmë, përkatësisht djemve Astrit dhe Shpëtim, të cilët vuanin nga leukemia akute.

Në këtë fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, Tahiri bën të ditur se tashmë ata janë shëruar plotësisht dhe se do vazhdojë t’u gjendet pranë kujtdo që është në nevojë.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram/labinottahiriofficial)

Në vazhdimësinë e shkrimit, Labi nuk hezitonte flasë edhe për gjendjen e vështirësuar shkaku i pandemisë COVID-19, të cilën e ka quajtur si diçka të krijuar nga “dora e njeriut” dhe jo nga dora e Zotit.

Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Edhe ARDITI DHE SHPËTIMI SHPËTUAN!

Popull i dashur, në vend te rrenave të virusit Korona, ne po vazhdojme hakikat me u përballë me realitetin, duke shpëtuar te rinjët që këtu nuk mund t’i shpëtoj kush nga Leukemia Acute!

Vëllezer e motra, ndoshta gjithkujt iu kam duk hajgaregji, por kështu si hajgaregji ua publikoj listen nje ditë,
sa djali e vajza janë kthyer shendosh e mirë në shtëpi.

Mbi 100 raste!

Fatkeqesisht për njerëzit më hallegji në vendin tonë, vazhdon neglizhenca dhe injorimi, si nga instuticionet ashtu dhe nga nje kategori, por ne kurrë nuk do të ndalemi për qytetarët tanë, nën amblenën KOSOVË – SHQIPËRI!

Ky “VIRUS KORONA” nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut të pist.

Vazhdojmë të shpëtojmë jetë njerezish.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version