Prezantuesja e “Top Channel”, Luana Vjollca ka nisur pushimet në ishullin e Greqisë Santorini, ndërkohë që ka ngjallur shumë diskutime fakti se kush është mashkulli që po e shoqëron atje.
Ishin mediat që aluduan se partneri i saj në këtë rast është Krenar Cocaj, ish-i dashuri i këngëtares, Dafina Zeqiri, shkruan story.al.
Me anë të një postimi në Instagram vetë Luana nënvizoi datën 10 Korrik 2016, që rastis të jetë ditëlindja e Krenarit.
Vetë ai e ka të dukshme datëlindjen e tij në profilin e Facebook, që është data 10 korrik i vitit 1988.
Nga burime të besueshme, mësohet se çifti do të qëndrojnë katër-pesë ditë në Santorini. Për t’u njohur më shumë rreth Krenarit, ju sjellim këto foto të tij.
Mesa duket ky djalë është arsyeja e udhëtimeve të shpeshta të Luanës në Prishtinë.