Autoritetet e sigurisë në Irak, janë duke përdorur një tank robotik që mund të kontrollohet nga një laptop në luftërat e vazhdueshme kundër ISIS-it.
Tanku i madhësisë së një veture mund të kontrollohet nga një distancë deri në një kilometër, dhe ka katër kamera të instaluara në të gjitha anët që i ndihmojnë më mirë ushtrinë irakiane të vëzhgojnë forcat e armikut, transmeton Telegrafi.
Sipas Baghdad Post, ky tank po përdoret për të çliruar një qytet të pushtuar nga xhihadistët e ISIS-it.
Ky automjet robotik është i pajisur me armë të rënda automatike dhe raketahedhës, i cili është pagëzuar si “Alrobot” që në gjuhën arabe do të thotë robot. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9kkjZC8mH-Y