Ky është kosovari që e sulmoi fizikisht stjuardesën në aeroplan (Video)

Aty shihet edhe stjuardesa e sulmuar duke marrë ndihmë.
Të përkujtojmë se aeroplani "EasyJet" i linjës Gjenevë - Prishtinë, të martën kishte ateruar dhunshëm në Romë, pasi njëri prej pasagjerëve kosovarë ka shkaktuar një incident në bordin e aeroplanit, duke sulmuar fizikisht stjuardesën.
Sipas dëshmitarëve, ai e ka goditur një stjuardesë, për shkak se ia kishte vonuar sendviçin. Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit.
Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.
Sulmin e ka konfirmuar 'EasyJet' që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet, transmeton koha.net. Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar.



































