Ekipet për vlerësimin dëmeve nga vërshimet sot kanë qenë në terren për të vazhduar vlerësimin e dëmeve në vendet e kapluara nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në terren ka 60 ekipe për vlerësim të dëmeve të cilët kanë shënuar dëmet në 2100 objekte dhe në 500 vetura të dëmtuara nga vërshimet.
Edhe ekipet e vlerësimit të dëmeve në toka bujqësore tani janë në terren dhe janë duke vlerësuar dëmet të cilat sipas ministrisë do të paguhen në avans./Telegrafi/