Është zbuluar fotoja e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që tronditi Tiranën në mëngjesin e së premtes, pasi qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, dhe më pas qëlloi edhe veten me plumb pas koke.
31-vjeçari Mata, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Nga një vështrim në profilin e tij në ‘Facebook’, i riu i ka kushtuar një poezi shumë prekëse nënës së tij vetëm 20 orë para se të kryente krimin tragjik, që dyshohet të jetë krim pasioni, pas një lidhje të prishur me vajzën. /Telegrafi/