Louis van Gaal ka thënë se ky është sezoni i mbrojtësit 20-vjeçar që të shkëlqejë në Ligën Premier.

Anglezi i ka lënë prapa lëndimet dhe është paraqitur në tri ndeshjet parasezonale të Unitedit duke treguar një formë mjaft të lartë, raporton Goal.com, ndërsa transmeton Koha.net.


“Luke Shaw është një talent i madh, ai është shumë i ri, prandaj nuk është e lehtë për të që të vijë nga Southamptoni te një klub kaq i madh si Manchester Unitedi”.

“Ai do përfitojë nga aspekti që është anglez. Depay është holandez dhe ka një kulturë tjetër, një ritëm tjetër të lojës. Besoj se ky do të jetë sezoni i Luke Shaw, besoj shumë tek ai dhe ai duhet ta ndjejë këtë dhe shpresoj që ta tregojë këtë”, ka thënë Van Gaal. /Telegrafi/