LAJMI I FUNDIT:

KUVILAB – kompania vendore që po i bën konkurrencë artikujve të mishit nga vendet evropiane!

KUVILAB – kompania vendore që po i bën konkurrencë artikujve të mishit nga vendet evropiane!

Edhe pse i kanë vetëm 4 vite në treg, Kuvilab me cilësi të lartë të produkteve dhe teknologjinë e fundit të pajisjeve prodhuese, është kompania e vetme vendore që po i bën konkurrencë të denjë artikujve të mishit që vijnë nga importi prej vendeve si: Italia, Sllovenia, Holanda, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kuvilab është e përfshirë në pothuajse të gjitha dyqanet në Kosovë dhe ka një shitje mjaft të mirë të sallamave, të cilat më përpara ka qenë mjaft e vështirë për një prodhues vendor t’i bëjë konkurrencë sallamave të importuara nga shtetet evropiane.

Sidoqoftë, Kuvilab këtë e ka arritur vetëm me cilësi dhe kualitet. Pas hulumtimit që është bërë për kompani, është konstatuar se lëndën e parë e kanë nga Holanda dhe Hungaria, ndërkaq mëlmesat për produkte i marrin në Austri.

Ndonëse të gjitha këto janë më të shtrenjta dhe e rrisin çmimin e produktit, njëkohësisht ofrojnë cilësi shumë të lartë, pavarësisht se margjinat e fitimit nuk janë të mëdha.

Gjithashtu kjo kompani është e certifikuar me standardet si ISO Haccap dhe Halal – gjë që e bën të gatshme të eksportojë në të gjitha vendet e botës, ku edhe është synimi i tyre.

Artikull i sponzorizuar