LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër për një seancë të jashtëzakonshme.

Zyra për media dhe ardhmënie me publikun e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka paralajmëruar që nesër duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Seanca e jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë:Debati parlamentar për personat e pagjetur.


Tani kur Kosova po shënon Javën e Personave të Pagjetur, ky ankth nuk ka përfunduar as 19 vite pas luftës për familjarët e 1 mijë e 652 personave të zhdukur.