LAJMI I FUNDIT:

Kush është më i rrezikshëm: Irani apo Koreja e Veriut? (Video)

Kush është më i rrezikshëm: Irani apo Koreja e Veriut? (Video)

Presidenti amerikan Barack Obama, u zotua për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i një arme bërthamore, e nëse është e nevojshme ai ka thënë se këtë do ta bëjë edhe me forcë ushtarake. Vitin e kaluar, Obama tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk bën “blof”. Por, pse dikush ta besojë për këtë kur Koreja e Veriut aktivitetin bërthamor e kaloi pa u ndëshkuar? Koreja e Veriut ka kryer një provë të tretë bërthamore, pikërisht në momentin kur SHBA-të po hyjnë në një raund të ri të diplomacisë me Iranin. Bisedimet midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike janë planifikuar për këtë javë, dhe bisedimet mes Iranit, SHBA-ve dhe fuqive tjera botërore, do të mbahen më 26 Shkurt në Kazakistan, shkruan revista Time.

Pritjet janë të vogla për të dyja rastet, por të paktën SHBA shpreson se mund ta shtyjë zhvillimin e potencialit ushtarak të programit bërthamor të Iranit.

Por, linja e ashpër për Teheranin mund të marrë kah të gabuar për shkak të testeve të Koresë së Veriut.


Zyrtarët e tashëm dhe të dikurshëm amerikanë thonë se këto janë dy raste të ndryshme dhe se Irani do të gabojë nëse bazohet te Koreja e Veriut e cila inatoset për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT). Zyrtarët pranojnë se kanë pranuar politikën që frenon rrezikun e Korenë e Veriut – edhe pse programin e tyre e cilësojnë të papranueshëm – por nuk dinë si ta ndalojnë Teheranin. Pozicionin e tyre e shpjegojnë si më poshtë.

Së pari, është e mundur për ta thyer Korenë Veriore bërthamore, ashtu siç u kufizua SHBA me Rusinë në Luftën e Ftohtë. Por, për ta ndalë Iranin nuklear nuk është lehtë. Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë miratuar ombrellën nukleare amerikane, për t’i mbrojtur nga sulmet eventuale, me çka ndalohet gara rajonale në armatim që mund të sjellë deri te bombat bërthamore në gjithë Azinë. Në Lindjen e Mesme ka pak gjasa që Arabia Saudite, Egjipti dhe Turqia të pranojnë një garanci amerikane të mbrojtjes kundër Iranit bërthamor, në mënyrë që edhe ata të mund të ndjekin programet e tyre.

Kjo do të thotë se rajoni që është i prirë për konfliktin e papritur.

"Rreziku nga kriza (në Lindjen e Mesme bërthamore), që po ecën shpejt dhe pa kontrolluar, shton gjasat gjeometrike të luftës bërthamore”, tha një ish-zyrtar i lartë, i cili është i njohur me qëndrimin e Obamas ndaj Iranit.

Së dyti, thonë zyrtarë aktualë, situata në Korenë e Veriut është trashëguese: Koreja e Veriut ka dëbuar inspektorët bërthamorë dhe ka testuar armën e saj bërthamore para se Obama të vinte në pushtet.

Së treti, administrata amerikane ka thënë se edhe pse dëshiron të shkatërrojë objektet bërthamore në Korenë Veriore, nuk mund ta bëjë këtë se nuk e di se ku janë ato.

"Askush nuk e di ku janë objektet bërthamore të Koresë së Veriut”, tha një zyrtar i lartë i ish administratës amerikane.

"Janë disa objekte që mund të goditen, por jo ato ku përpunohet plutoniumi apo ato që kanë program të pasurimit të uraniumit. Pak kush di se ku janë ajo, sidomos në raport me Iranin”.

Së fundi, politikat rajonale janë të ndryshme. Në Lindjen e Mesme, Izraeli qartë ka thënë se do të ndërmarrë veprime ushtarake për të ndaluar synimet bërthamore të Iranit. Nëse e bën këtë, SHBA do të futet në luftë. Në Azi, një sulm amerikan në Korenë e Veriut, aleatin e Kinës, do të ishte më destabilizues se qasja e tashme për Phenianin.

Në fund, SHBA shpreson se Kina do të detyrojë Korenë e Veriut për të ndaluar prodhimin e armëve bërthamore. Reagimi i Kinës ndaj testeve të këtij shteti ishte i ashpër, por jo detyrues.

Këshilli i Sigurimit i OKB të martën ka dënuar testin e tretë nuklear dhe ka paralajmëruar aksione të reja kundër Phenianit. Shpresohet se në këtë drejtim mund të llogaritet edhe mbështetja e kineze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori