Të shumtë ishin ata të cilët prisnin me entuziasëm futjen e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ditën e sotme, por diçka e pazakontë ka bërë qe ai të përjashtohet ende pa e parë publiku. Ai është ultrasi i kombëtares Shqiptare Indrit Murati, ose siç njihet ndryshe me nofkën Problemi.
I intervistuar nga portali Lexo.al, Indriti bën me dije se ai ishte pranuar në audicionet përzgjedhëse të “Bg Brother” disa kohë më parë së bashku me të dashurën e tij. Ai prej disa ditësh ndodhej i izoluar në një prej hoteleve të Tiranës, kusht ky i vënë nga autorët e “Big Brother” si pjesë e rregullores së lojës.
Por diçka e pazakontë ka prishur atmosferën dhe planet e ultrasit të kombëtares sonë. Prinderit e vajzës me të cilën ai kishte hyrë në këtë garë kur kanë marrë vesh lajmin që e bija ishte pjesë e këtij audicioni të “Big brother”, dhe pritej të hynte mbrëmjen e sotme, kanë kundërshtuar me forcë dhe kane detyruar organizatorët ta nxjerrin atë jashtë garës.
Pas kësaj ngjarje duke qenë se Indriti u pranua si çift, me daljen e të dashures së tij jashtë automatikisht edhe ai është shpallur i eleminuar nga ky kompeticion për këtë vit. Pritej një përkrahje e madhe nga emra të artit dhe sportit duke parë njohjet e shumta dhe miqësitë që Indriti ka me to.