Site icon Telegrafi

Kush e ‘bëri’ kamarier Albatrit Muçiqin? (Foto)

Këngëtari i njohur Albatrit Muçiqi ka qenë shumë i përfolur këtë vit për martesën e tij, teksa nuk munguan as projekte të reja muzikore nga ai.

Albatriti numëron shumë ndjekës edhe në rrjetet sociale, ndonëse nuk është edhe aq aktiv në to.

Së fundmi, ai ndodhet në Antalya” të Turqisë së bashku me ekipin e “RTV 21”, ku janë duke xhiruar programin festiv “Op Labi Party”.

Lexo po ashtu Çfarë po ndodh me estradën? Në mes të këtij të ftohti 'ia mësyjnë" Antalyias në Turqi! (Foto)

Në mesin e shumë lojërave që di të organizojë moderatori Labin, në njërën prej tyre Albatriti është “detyruar” të bëhet edhe kamarier, duke iu shërbyer pije dhe ushqime personave të pranishëm.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram Story ku shfaqet pranë Labit, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Kamarier m’bonën”.

Albatritin e ‘bëjnë’ kamarier në “Op Labi Party”. Foto nga Instagram Story.

Kujtojmë që para një ‘sfide’ të tillë është përballur edhe këngëtarja Ingrit Gjoni, në programet e “1 kafe me Labin” gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version