LAJMI I FUNDIT:

Kurz paralajmëron kontrolle më të rrepta për shtetasit që kthehen në Austri

Kurz paralajmëron kontrolle më të rrepta për shtetasit që kthehen në Austri

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, kërkoi sot kontrolle më të rrepta në kufij për ata që kthehen nga pushimet e tyre, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.

“Këtu duhet të ketë kontrolle më të rrepta”, tha ai për gazetën “Oesterreich”.


“Pas një qëndrimi, kohët e fundit, në njërën prej rreth 30 zonave të rrezikut, personat që kthehen në vend duhet të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose ata do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore”, shtoi kancelari.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Kurz gjithashtu nuk përjashtoi kryerjen e testeve të coronavirusit drejtpërdrejt në kufi, gjë që do të ishte përgjegjësia e autoriteteve shëndetësore.

Zonat e rrezikut përfshijnë Spanjën kontinentale dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe Bullgarinë, Rumaninë, Rusinë, Suedinë, SHBA-në.

Nga e hëna, edhe personat që kthehen nga Kroacia gjithashtu do të duhet të tregojnë një test negativ për COVID-19. /kp/