LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron besimtarët për Fitër Bajram

Kurti uron besimtarët për Fitër Bajram

Për nder të festës së Fitër Bajramit, Bashkësinë Islame të Kosovës e vizitoi sot edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai i uroi të gjithë shqiptarëve, besimtarëve myslimanë këtë festë, duke theksuar se vetëm atëherë kur festojnë bashkë të gjithë, ajo festë është e plotë!


“Ua urojmë të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin këtë festë të pastërtisë e gëzimit e cila vjen pas muajit të vetëpërmbajtjes dhe sakrificës. Fitër Bajrami është festë e solidaritetit”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/