LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Urojmë që së shpejti do të hapim kufijtë e Kosovës për bashkatdhetarët tanë

Kurti: Urojmë që së shpejti do të hapim kufijtë e Kosovës për bashkatdhetarët tanë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe shefin e stafit të tij, Luan Dalipi, sot kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Evropa dhe Australia.

Kurti fillimisht ka falënderuar ata për angazhimin e tyre në Kosovë dhe ka theksuar se qeveria që ai drejton, promovon një komunikim të dyanshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës me diasporën.

Sipas një komunikate të qeverisë, në kuadër të këtij takimi është diskutuar për rolin e qeverisë në lehtësimin e investimeve të huaja direkte, si dhe planin për krijimin e Këshllit Nacional për Investimet e Huaja dhe Strategjike, që do të vendoset në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, kryemnistri në detyrë Kurti i njoftoi pjesëmarrësit e këtij takimi virtual që këtë javë, së bashku me Qeverinë Gjermane, është lansuar thirrja për t’iu bashkuar Parkut të Trajnimeve dhe Inovacionit (ITP) në Prizren.

“ITP në Prizren do të shërbejë si një pikë qëndrore në rajonin e Ballkanit Perëndimor për inovacion, zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit. Kryeministri theksoi se “derisa jemi ende duke punuar me vëmendje të plotë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi filluar lehtësimin e masave në përputhje me situatën epidemiologjike. Urojmë që së shpejti do të hapim kufijtë e Kosovës për bashkatdhetarët tanë.”, thuhet në komunikatë

Në fund, kryeministri në detyrë Kurti siguroi të ata se Qeveria që ai drejton është duke punuar që të krijojë të gjitha kushtet për bizneset nga diaspora për të investuar në atdhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori