LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Do ta ndihmojmë më shumë Malishevën, por edhe masat do të jenë më të rrepta si komuna më e prekur nga COVID-19

Kurti: Do ta ndihmojmë më shumë Malishevën, por edhe masat do të jenë më të rrepta si komuna më e prekur nga COVID-19

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, në vizitën që i bëri Komunës së Malishevës, u shpreh se do të ndihmojnë më shumë Malishevën pasi është komuna me më së shumti qytetarë të prekur me COVID-19.

Ai tha se prilli është muaji vendimtar për të parandaluar përhapjen e virusit, duke shtuar se kjo është koha e duhur për tu përballur me virusin.


“Prilli është muaji vendimtar për të luftuar këtë virus, për çështjet e partive nuk është koha e as vendi për t’i diskutuar”, tha Kurti.

Kurti tha se 30 për qind e të infektuarve në gjithë vendin janë nga Malisheva, prandaj është komuna që ka më shumë nevojë për ndihmë.

“Komuna e Malishevës i ka rreth 3% të popullsisë tonë, i shpreha ngushëllime për qytetarin e Malishevës që ndërroj jetë mbrëmë. Është gjendje e pikëllueshme për gjithë neve, shpresoj që të infektuarit të shërohen sa më pare, po punojmë në këtë drejtim. Duhet të bashkëpunojmë maksimalisht qe sa më pak të shpërndahet Covid-19”, tha Kurti.

Kurti tha se do të ndihmojnë më shumë Komunën e Malishevës, si komuna  më e prekur, por edhe masat për këtë komunë do të jenë më rigoroze.

“Edhe njëherë ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës, posaqësrisht të Malihevës ë të qëndrojë në shtëpi. Të dal nga shtëpia vetëëm një anëtar i familjes për barëra dhe furnizime tjera. Kryetari Begaj dhe Komuna e Malishevës po i respektojnë të gjitha vendimet e Qeverisë dhe këshillat e ekspertëve. Kemi nevojë që ta ndihmojmë më shumë Komunën e Malishevës meqenëse është komuna që ka më së shumti të infektuar. Në muajin prill të mos lejojmë rritje të lakorës të dalim ne sa më pak pasoja të kësaj krize. Andaj duhet të angazhohemi maksimalisht. Në komunën e Malishevës që është prekur më shumë do të ndihmojmë më shumë por edhe masat do t’i kemi më të rrepta”, tha Kurti.

E kryetari i Malishevës, Ragib Begaj i cili e priti kryeministrin në detyrë, tha para medieve se situata në komunën e tyre është alarmante, prandaj dhe kërkoi ndihmë nga Qeveria.

“Po pres përkrahje më të madhe sepse situata në Malishevë është ma alarmante për shkak të infektuarve që i kem. Niveli i Qeverisë dhe Kuvendin e të Kosovës besoj që merr masa më shumë për Malishevën për shkak gjendjes. Do të punojmë së bashku me kalu këtë të keqe. Faleminderit kryeministër”, u shpreh shkurt Begaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori