LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Pesë vjet nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, ajo vuri themelet e platformës së bosnjëzimit të Kosovës

Kurti: Pesë vjet nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, ajo vuri themelet e platformës së bosnjëzimit të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se më 19 prill 2018 u bënë pesë vjet nga Marrëveshja e Parë e Parimeve për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, apo, marrëveshja Thaçi-Daçiq, siç njihet më shumë.

Sipas tij, nëse marrëveshja Mustafa-Vuçiq e 25 gushtit 2015 vendosi konstruksionin e ‘Zajednicës’, kjo marrëveshja Thaçi-Daçiq i pat vënë themelet e saj.


Madje, datën 19 prill, Kurti e quan si përvjetor i platformës së bosnjëzimit të Kosovës.

“Sipas kësaj marrëveshjeje e cila shërbeu si platformë e ‘Zajednicës’, serbët e Kosovës të ndarë nëpër komunat me shumicë serbe bëhen bashkë me Beogradin e nën Beogradin. Pika 1 e saj thotë se do të krijohet ‘Zajednica’, pika 2 se Kosova nuk e shpërbën dot, por vetëm ajo vetveten me 2/3, pika 4 se ajo do të ketë mbikëqyrje të plotë për zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi, planifikim urban dhe rural, dhe, pika 6 se ‘Zajednica’ do të ketë rol përfaqësues te autoritetet qendrore. Më tej, pika 9 thotë se komandanti i policisë për katër komunat në veri të Ibrit duhet të jetë serb (thua se të qenit serb është zotësi profesionale e jo identitet kombëtar), ndërkaq pika 10 parasheh ndarjen mbi baza etnike të Gjykatës së Apelit, një divizion i së cilës vendoset në mënyrë të përhershme në Mitrovicën veriore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, sikur të instalohej ‘Zajednica’ e Serbisë në Kosovë, atëherë do të fitonim dy lloj shqiptarësh dhe dy lloj serbësh: shqiptarët shumicë në Kosovë jashtë ‘Zajednicës’ dhe ata pakicë që mbeten në ‘Zajednicë’; serbët shumicë në ‘Zajednicë’ dhe serbët pakicë që mbeten jashtë ‘Zajednicës’.

“Pra, do të kishim qytetarë serbë të rendit të dytë (jashtë ‘Zajednicës’ dhe brenda Kosovës) dhe qytetarë shqiptarë të rendit të dytë (brenda ‘Zajednicës’ e disi jashtë Kosovës). Sepse, në Kosovë ka banorë serbë në mbi 75% të komunave të shtetit tonë e jo vetëm në 10 komuna sa do t’i kishte ‘Zajednica’; dhe, as 75% nuk do të ishin serbë në territorin e ‘Zajednicës’”, ka shkruar më tej Kurti.

Kurti ka vlerësuar se ‘Zajednica’ ka një mospranim unanim në Kosovë.

Sipas tij, kundër saj u zhvilluan protestat e peticioni më i madh ndonjëherë pas luftës.

“Shumica dërrmuese e pakicës serbe në Kosovë, pra qytetarët e vërtetë dhe jo instrumentet e Serbisë, as nuk e dinë çfarë do të thotë dhe as nuk besojnë se iu duhet ky organizimi ‘Zajednicë’. Gjithnjë e më shumë ka familje, gra e burra serbë të Kosovës që janë të acaruar nga kjo temë e cila për ta është krejt abstrakte dhe ka marrë gjithë vëmendjen përkundër problemeve të vërteta sociale e ekonomike që ata kanë si shtetas të Kosovës, sikurse edhe shqiptarët”, ka shkruar lideri i VV-së.

Ai madje thotë se dialogu gjashtëvjeçar për normalizim nuk e bëri as normalizimin e dialogut.

“Serbia nuk është shtet normal sepse e konsideron Kosovën si të saj dhe nuk është ballafaquar me krimet e saj nga e kaluara. Kosova nuk është shtet normal sepse e ka Mitrovicën të ndarë dhe mjerimin social gjithandej. Marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë gjithsesi vazhdojnë të mos jenë normale. Edhe kalendari i dialogut po ashtu nuk ishte normal teksa varej aq shumë nga frika e Thaçit prej gjykatës speciale dhe ambicia e Vuçiqit për anëtarësim të Serbisë në BE e për bosnjëzim të Kosovës. Dialogu 2011-2017 pati dy dëme kryesore për neve: formimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, dhe, marrëveshjen për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë”, vlerëson Thaçi.

Në këtë drejtim, Kurti konsideron se nuk ka kuptim të nisë dialogu i ri pa tri faza paraprake: 1) Vlerësimi zyrtar shtetëror i dialogut 2011-2017 dhe gjendja e zbatimit të marrëveshjeve, si dhe dërgimi i Marrëveshjes Thaçi-Daçiq në Komisionin e Venecias; 2) Diskutime të hapura dhe demokratike (me UP dhe AShAK, organizatat studentore dhe sindikatat e punëtorëve, Trepçën, PTK-në dhe KEK-un, kryetarët e komunave, komunitetin e biznesit, shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat kombëtare etj.) dhe debate në Kuvendin e Kosovës (me komisionet parlamentare dhe në mbledhje plenare) mbi parimet, kërkesat, kushtet dhe formatin e dialogut të ardhshëm; 3) Formimi i konsensusit nacional që shprehet me aprovimin në Kuvendin e Kosovës të ekipit, mandatit dhe strategjisë për dialog, si dhe me aprovimin me referendum të marrëveshjes përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori