LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Greqi: Ajo çfarë sot Rusia po bënë në Ukrainë është fashizëm, duhet të jemi të kujdesshëm  

Kurti në Greqi: Ajo çfarë sot Rusia po bënë në Ukrainë është fashizëm, duhet të jemi të kujdesshëm  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në tryezën me temën “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe “The Economist”.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se Republika e Kosovës është storie e dyfishtë e suksesit.


“Republika e Kosovës është storie e dyfishtë e suksesit. E para është intervenimi i NATO-s më 1999 për të ndaluar gjenocidin e Serbisë dhe duke u mundësuar në këtë mënyrë që të rikthehen refugjatët dhe të ndërtojmë vendin. Storie e dytë e suksesit është rritja ekonomike në Kosovë dhe zhvillimi i demokracisë kualitative dorë më dorë”, ka thënë Kurti, shkruan Telegrafi.

Kurti ka shtuar se demokracia dhe ekonomia shkojnë së bashku dhe se ne Kosova nuk është vend i madh por është shembull i mirë.

Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për Procesin e Berlinit.

“Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor sigurisht që është Bashkimi Evropian dhe drejt këtij qëllimi, ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit, një fillim i ri, një fillim nga kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe unë kam besim të madh në udhëheqjen e tij. Unë besoj se me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe kancelari Scholz në Berlin ne mund të rishikojmë lidhjen transatlantike”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për situatën në Ukrainë, ku tha se që nga dita e parë si Qeveri e Kosovës kanë dënuar agresionin rus.

“Që nga dita e parë ne kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë. Nga këndvështrimi jonë ajo çfarë po bënë sot Rusia është fashizëm dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Fatkeqësisht ne tash jemi duke u përballur me fashizmin rus, dhe sot ti nuk mund të jesh neutral në mes zjarrit dhe zjarrfikësve. Neutraliteti sipas këndvështrimit tonë është cinizëm dhe nuk ka vend për neutralitet”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka përmendur Serbinë e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, krahasuar me pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka thënë se duhet t’i sjellim vlerat e Bashkimit Evropian duke i bërë reformat demokratike gjithmonë si prioritet para stabilitetit politik. /Telegrafi/

 

 

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori