LAJMI I FUNDIT:

Kurti ndan me studentë kujtime nga protestat historike të 1 Tetorit të vitit 1997 (Video)

Kurti ndan me studentë kujtime nga protestat historike të 1 Tetorit të vitit 1997 (Video)

Njëri ndër organizatorët e protestave të 1 tetorit të vitit 1997 Albin Kurti, ka takuar sot studentë me të cilët ka ndarë kujtime nga kjo ngjarje historike.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët, Kurti ka thënë se studentët e sotëm duhet të mësojnë për studentët dhe profesorët e njëzet viteve më parë, derisa shton se shembulli i tyre do të na çojë përpara me universitetin, shoqërinë e kombin tonë.

“Studentët e sotëm duhet të mësojnë për studentët e njëzet viteve më parë. Zjarri i dëshirës për liri dhe zjarri i dëshirës për dije janë një dhe i vetëm. I kujtojmë me nderim profesorët e ndjerë dhe rektorin, prof. Ejupin. Edhe studentët e sotëm kanë nevojë për profesorë të tillë, të ditur e guximtarë, të ndershëm e idealistë. Shembulli i tyre do të na çojë përpara, me universitetin, shoqërinë e kombin tone”, shkruan Kurti në Facebook.

Kurti gjatë ditës ka bërë homazhe te varri i ish-rektorit Ejup Statovcit.

Kujtojmë se më 1 tetor të vitit 1997 ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori