LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Na duhet një tjetër lloj shteti

Kurti: Na duhet një tjetër lloj shteti

Ne nuk duam që thjesht ta marrim pushtetin për hir të pushtetit, por ne duam ta marrim pushtetin në mënyrë që ta transformojmë shtetin. Ne na nevojitet një tjetër lloj shteti. Shteti aktual i Kosovës, nuk është as zhvillimor, as i së drejtës, as social dhe ne i duam që të tria këto, kështu tha Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e themelimi të qendrës së kësaj lëvizjeje në Komunën e Hanit të Elezit.

Në një tubim të mbajtur në shtëpinë e kulturës “Imri Curri” në këtë Komunë, Këshilli Iniciues i VV-së organizoi edhe një debat lidhur me situatën politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë.

Duke falënderuar Këshillin Iniciues të VV-së, Rexhep Selimi uroi hapjen e zyrës së Lëvizjes në këtë Komunë duke theksuar se “jo vetëm që shpresojmë por edhe besojmë që do të kemi si edhe më parë, por tani edhe më shumë dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë një bashkëpunim në sendërtimin e kauzës së Lëvizjes Vetëvendosje! edhe të programit të saj politik dhe po ashtu të interesave të qytetarëve të Hanit të Elezit”.


Ndërsa lideri i VV-së , Albin Kurti, tha seVV është organizatë politike e cila e vë konceptin e saj por edhe kapacitetin që ka në funksion të realizimit të së drejtës së popullit për Vetëvendosje, “për shkak se, ne jemi të bindur që askush nuk ka të drejtë të vendosë sikurse populli dhe askush nuk vendos më mirë sesa populli. Prandaj edhe kjo fjala vetëvendosje e ka kuptimin e lirisë kolektive, e ka kuptimin e të drejtës supreme që ne vetë ta marrim fatin tonë në duart tona dhe kësisoj ta shpiem vendin tonë përpara”.

Duke përmendur edhe Alternativën qeverisëse, u shpjegua se ajo përbëhet prej tri shtyllave siç janë, shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social.

“Ne nuk duam që thjesht ta marrim pushtetin për hir të pushtetit, por ne duam ta marrim pushtetin në mënyrë që ta transformojmë shtetin. Ne na nevojitet një tjetër lloj shteti. Shteti aktual i Kosovës, nuk është as zhvillimor, as i së drejtës, as social dhe ne i duam që të tria këto", tha ai.

“Shtet i së drejtës do të thotë që sistemi gjyqësor të jetë i pavarur dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar të luftohet pa kompromis deri në fund. Kjo nënkupton që pavarësisht se për çfarë politikani bëhet fjala, ata që e kanë keqpërdorur djersën e popullit dhe janë pasuruar kundër ligjshëm, jo vetëm që duhet të arrestohen por njëkohësisht edhe duhet t’iu konfiskohet pasuria”, tha Kurti.

Krejt në fund ai përmendi dhe shtetin social që sipas tij pikënisje dhe synim e ka barazinë.

“Pa një ndjenjë të barazisë, nuk ka mundësi të kemi shoqëri. Sot e kemi një përqindje të vogël të njerëzve, të cilët nuk dinë as se ku t’i fshehin paratë se lëre më t’i harxhojnë ato, dhe kemi 80 për qind që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë që i bie 3.8 euro", theksoi Kurti. duke konkluduar se "njerëzit të cilët tashmë janë të pabarabartë, duhet t’i trajtojmë në mënyrë të pabarabartë në mënyrë që të arrijmë barazinë". /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori