LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kryeministri Haradinaj të japë dorëheqje, është veç një argat i Thaçit

Kurti: Kryeministri Haradinaj të japë dorëheqje, është veç një argat i Thaçit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si “një argat i Thaçit, që mbahet për karrige”.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qeveria Haradinaj duhet të japë dorëheqje: ajo e votoi dhurimin e territorit të vendit duke mashtruar publikun, edhe për korrigjimin, edhe për liberalizimin”.

Më poshtë është shkrimi i plotë:

“Haradinaj lider që ia mban fjalën popullit? Jo, veçse argat i Thaçit që mbahet për karrige!

Saktësisht katër muaj më parë në Kuvendin e Kosovës u ratifikua marrëveshja e Vjenës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e cila ia mori vendit tonë 8.200 hektarë.

Asokohe ne këmbëngulëm që kjo marrëveshje të korrigjohej para se të votohej, duke marrë parasysh dokumentacionin dhe hartat, faktet dhe opinionet shkencore të gjeografëve, historianëve dhe ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare, peticionin e mbi 205 mijë qytetarëve, demonstratat më të mëdha në Kosovën e pasluftës… Ky dikur ishte edhe qëndrimi i Haradinajt dhe i Limajt, para se të hynin në qeveri.

Por ata vendosën ta votojnë pa e korrigjuar marrëveshjen, sepse thanë se votimi do ta sillte liberalizimin e vizave. Gjithashtu e garantuan popullin e Kosovës se do të bëhet korrigjimi i vijës kufitare me komision të përbashkët, pas ratifikimit.

Katër muaj më vonë korrigjimi as ka ndodhur, e as ka nisur. Çakorri e Zhlebi tash kanë mbetur përtej kufirit e Kosova u zvogëlua. Ndërsa liberalizimi i vizave u shndërrua në rekomandimin e radhës dhe mbetet çështje e një të ardhmeje të papërcaktuar.

Korrigjimet kufitare, pasi që e ke ratifikuar një vijë të caktuar, funksionojnë vetëm kur jep po aq sa merr, pra tit-for-tat, andaj Kosova tashmë nuk mund t’i marrë ato 8.200 hektarë. Qeveria Haradinaj duhet të japë dorëheqje: ajo e votoi dhurimin e territorit të vendit duke mashtruar publikun, edhe për korrigjimin, edhe për liberalizimin”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori