LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Haradinaj të jap dorëheqje, ose le ta testojë besimin në Kuvend 

Kurti: Haradinaj të jap dorëheqje, ose le ta testojë besimin në Kuvend 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se kjo gjendje në vend nuk mund të vazhdojë dhe se qeveria nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt duhet të jap dorëheqje.

Kurti këto komente i bëri në tryezën e partive politike të organizuar kësaj radhe nga Vetëvendosje me temë ” Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”.


Ai tha se nuk mund të vazhdohet me këtë qeveri që vendin po e mbanë në krizë politike e ekonomike.

“Kjo gjendje nuk mund të vazhdoj kështu. Kjo qeveri e filloi me pazaret me kriminelin nga veriu Milan Radojçiq, e vazhdoi me ministrin Nenad Rikalo. I bëri plot 21 ministra, 80 zëvendësministra dhe 5 zëvendëskryeministra, dhe krejt këta për t’i rehatuar militantët e tyre”, tha Kurti.

Lideri i VV-së tha se rritja e pagës për “veten” është hajni, duke aluduar në rritjen e pagës nga kryeministri për ekzekutivin e quajti hajni.

“Rritja e pagës se vetvetes është hajni. Ratifikoj demarkacionin e Mehës dhe Thaçit ku humbëm hektarë… Ne mbetemi ende vendi i qytetarëve më të izoluar në Evropë. E dërrmoi postën e Kosovës duke e dërguar në bankrotim të qëllimshëm. Një pjesë të kabinetit e ka të mbushur me njerëz që kanë  vepra kriminale. Pagoi një milion euro për borxhin e energjisë për  veriun. Bëri spektakël për arrestimin e Marko Gjuriqit dhe as nuk e dënuan.. . Ky është një kryeministër që Thaçi e ka marr me qera.  Ky nuk është kryeministër, po ushtrues detyrë….Ky kryeministër nëse do të ketë etik duhet të jap dorëheqje. Këto të zeza që Haradinaj na i bëri nuk i ka thënë në fushatë. Askush s’mund të ketë besim tek Haradinaj. Asnjëherë s’kam besuar që pas raportit të Bulliqit do na e sjell demarkacionin për votim në Kuvend….”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

Ai tha se nëse ka etikë në politikë, Haradinaj duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të lia dhe demokratike.

“Haradinaj duhet të japë dorëheqje ose qeveria e tij le ta testojnë besimin në Kuvend”, tha Kurti.  

Sipas tij, në të kundërtën me forcat opozitare duhet të iniciojnë mocionin e mosbesimit në Kuvend për qeverinë Haradinaj.

Kurti ka thënë se po ashtu kanë përgatitur një deklaratë që sipas tij mund të nënshkruhet nga partitë politike nëse janë të pajtimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori