LAJMI I FUNDIT:

Kurti, Dugolli dhe Lajçi homazhe para varrit të ish-rektorit Statovci, 25 vjet nga demonstrata e madhe studentore

Kurti, Dugolli dhe Lajçi homazhe para varrit të ish-rektorit Statovci, 25 vjet nga demonstrata e madhe studentore

Sot janë bërë 25 nga vjet nga demonstrata studentore e vitit 1997, të cilat lëvizën situatën politike të viteve 90-ta, demonstratë kjo të cilës i priu ish rektori i UP-së, tashmë i ndjerë, Ejup Statovci. E, sot të tre studentët e atëhershme, aktualisht kryeministri Albin Kurti, profesori Bujar Dugolli dhe Driton Lajçi, të cilët në atë demonstratë qëndruan krahë rektorit Statovci, sot për nder të kujtimit dhe veprës bën homazhe pranë varrit të tij.  

Kryeministri, Albin Kurti tha se nëse do të ishte gjallë profesor Statovci do të mbushte plotë 82 vjeç.

“Në këtë tetor profesori Statovci do të bëhet 82 vjeç, por ai ndërroi jetë pa u bërë 60 vjeç. Veçse ato dekada të jetës së tij ia kanë vlejtur fort, jo vetëm për të e familjen e tij, por për universitetin, për Kosovën, për studentët, për popullin dhe për mbarë kombin shqiptar”, tha Kurti duke shtuar se “ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe institucionalist edhe kryengritës, edhe akademik dhe intelektual. Figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur që si askush tjetër para tij dhe pas tij ishte gjithmonë bashkë me studentët dhe përballë ndryshimeve të domosdoshme demokratike e kombëtare. Andaj, sot kur e shënojmë 25 vjetorin e 1 tetorit të vitit 1997-të, pa dyshim se e kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me krenari sepse ishim me shumë fat që e patëm”.

Edhe bashkëshortja e ish-rektorit Ejup Statovcit, Drita Statovci tregoi momentin kur rektori Statovci kishte dal nga shtëpia që t’i bashkëngjitej grupit të studentëve në demonstratat e vitit 1997.

“Po më vjen keq por në këto raste e kam shumë të vështirë me fol, nëse me del ndonjë lot e më ndalet fryma më falni. Vetëm mund të ju them faleminderit për respektin që po e bëni, po respektohet profesori Ejup Statovci, rektor historik si po i thoni, rektor i rezistencës, të gjitha këto qëndrojnë. Por, më kryesorja se e respektojmë veten, ndërtojmë traditë, ndërtojmë histori dhe këto janë momente të pashlyeshme të cilat vazhdojnë dhe më tutje dhe ndërtojnë vazhdimisht traditën. Ai jo vetëm që…dikush thotë u bashkëngjit, dikush thotë punoi, dikush thotë u pajtu, unë  e them një se pa atë edhe protesta do të ishin ndryshe. Me të studentët kanë qenë ndryshe, sepse ditën që ai doli në demonstrata sepse ne në një shtëpi, i kisha fëmijët dhe të gjithë aty ‘unë jam aty, e  din ku jam….Jo që dua t’i përkrahi, por dua t’i mbrojë studentët’”, ka thënë ajo.

Ndërsa, profesori Bujar Dugolli tha se do ta nderojnë dhe kujtojnë veprën e tij në shërbim të popullit dhe UP-s.

“Çdo përvjetor si edhe ky 25 vjetori i protestave së studentëve të Prishtinës, na shtinë të reflektojmë, të kujtojmë njeriun që ishte pranë Universitetit të Prishtinës, profesor Ejup Statovcin, i cili ishte më shumë se sa rektor i UP-së. Pa dyshim që dhimbja për mungesën e tij është e madhe, jo vetëm te familjarët por tek të gjithë ne që punuam së bashku. E nderojmë dhe kujtojmë veprën e tij në shërbim të popullit dhe UP-së, i cili ishte sinonim i pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Dugolli.

Ndryshe, sot janë mbushur 25 vjet nga demonstratat studentore të cilat lëvizën përfundimisht situatën e rëndë politike të viteve 90-ta.

Më 1 tetor 1997, nën thirrjen e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, me përkrahjen e Rektorit Ejup Statovci dhe mbështetjen e të gjithë studentëve, u mbajt demonstrata e cila bëri që e gjithë vëmendje botërore t’i kthejë sytë nga Kosova.

Në atë kohë, nxënësit shqiptarë ishin të përjashtuar nga objektet arsimore në të gjitha nivelet dhe ata kishin krijuar sistemin paralel duke zhvilluar mësim në objekte private.

Me rekomandim të tyre, të gjithë studentët kishin veshur këmisha ose bluza të bardha si shenjë paqeje dhe bartnin pankarta ku kërkohej lirimi i objekteve të uzurpuara arsimore.

Demonstrata studentore ishte paqësore, por u kthye në të dhunshme pas ndërhyrjes brutale të forcave serbe.

Në ballë të saj ishin Rektori Ejup Statovci, drejtuesit e UPSUP-së me kryetarin Bujar Dugolli, e anëtarët e kryesisë Muhamet Mavraj, Albin Kurti e Driton Lajçi. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori