Diplomati rus në OKB në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen për shkak të luftimeve “të përgjakshme, të pamenduara dhe absolutisht të panevojshme” në Ukrainë.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai bëhet “diplomati më i lartë i vendit që ka dezertuar” për shkak të luftës.

"Putini po humbet kontrollin e tij në pushtet dhe zyrtarët e lartë të sigurisë ruse mendojnë se lufta në Ukrainë është 'e humbur'" "Putini po humbet kontrollin e tij në pushtet dhe zyrtarët e lartë të sigurisë ruse mendojnë se lufta në Ukrainë është 'e humbur'"

Në një letër dorëheqjeje, Boris Bondarev tha se kishte parë “kthesa të ndryshme” të politikës së jashtme të vendit të tij gjatë karrierës së tij 20-vjeçare “por kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin e saj”.

Duke e quajtur “katastrofik” nivelin e “gënjeshtrave dhe joprofesionalizmit” në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ai tha se lufta e Vladimir Putinit ishte “jo vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por gjithashtu, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë”.

Ata nuk duan të bëhen "mish për top": Rrëfimet e ushtarëve të Putinit që duan të largohen nga lufta në Ukrainë - disa edhe duke lënduar veten Ata nuk duan të bëhen "mish për top": Rrëfimet e ushtarëve të Putinit që duan të largohen nga lufta në Ukrainë - disa edhe duke lënduar veten

Në mars, Anatoly Chubais u bë zyrtari më i shquar i Kremlinit që dha dorëheqjen për shkak të luftës.

Chubais, i cili ishte i dërguari special i Putinit për marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm, jo vetëm që u largua nga posti i tij, por edhe nga Rusia. /Telegrafi/