Ishte viti 1981 kur një djalosh i ri i quajtur Mike Tyson arriti të bënte emër në sportin e boksit. E quanin si kafshë, si një krijesë e pamposhtur.

Kjo gjë dëshmohet më së miri kur fitoi medaljen e artë si 15-vjeçar në përballjen ndaj Joe Cortez.

Iron Mike ishte i njohur për shpejtësinë e tij për t’u afruar te kundërshtari dhe më pas të godiste fort.

Gjëja që e karakterizonte atë ishte se ai e fillonte meçin furishëm, për ta mbyllur atë në tetë raundet e para me nokaut.

Një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe Cortezit që nuk arriti të shijonte atë përballje që u zhvilluar në vitin 1981.

Mike Tyson arriti që brenda tetë sekondash ta gjuante atë në tokë, për t’u bërë kështu një boksier që të gjithë e shikonin me kujdes talentin e tij. /Telegrafi/