Gjersa me të madhe po propagandojmë se jemi gati për pranimin përfundimtar në arenat ndërkombëtare sportive, veprat tona dëshmojnë të kundërtën.
Dje Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë notë të dobët sa i përket vlerësimit të gjesteve të pahijshme të lojtarëve, të cilët do të duhet të ishin shembull për gjenerata e ardhshme.
Në fakt, basketbollisti i “Sigal Prishtinës”, Dardan Berisha, ka pështyrë në fytyrë gjyqtarin e ndeshjes, Xhelal Muninin, duke mos u pajtuar me vendimet e tij në ndeshjen “Play-Off” kundër “Golden Eagle Yllit”.
Sado që mund të gabojnë gjyqtarët, kjo nuk e justifikon gjestin e ultë të lojtarit më të mirë të Ligës Ballkanike, i cili me këtë besoj se ka humbur simpatinë e shumë adhuruesve të basketbollit.
Por, ajo që të çudit është vendimi i Federatës së Basketbollit, e cila i ka shqiptuar një dënim – me plotë kuptimin e fjalës – qesharak.
Sipas FBK-së, pështymja e gjyqtarit kushton hiq më pak e as më shumë se 200 euro. Po, po, mirë lexuat!
Krerët aktualë të Federatës si duket po ndjekin standarde të dyfishta, apo thënë më shqip: disa basketbollistë janë më të privilegjuar se të tjerët!
Shembull është Valdet Grapci (ish basketbollisti i “Pejës”), i cili para disa viteve ishte përpjekur ta sulmonte një gjyqtar të ndeshjes. Komisioni Disiplinor i FBK-së atëherë kishte marrë vendim që ta dënojë me tre vjet të mos lojës. Tani ju mbetet juve ta peshoni dënimin e Berishës dhe të Grapcit.
Me këtë Federata ka humbur sensin dhe kredibilitetin para adhuruesve të basketbollit, pasi që ka nxitur basketbollistët tjerë që të veprojnë njëjtë me gjyqtarët edhe në të ardhmen, përderisa fytyra e gjyqtarit “lahet” me 200 euro.
Shtrohet pyetja: sa kushton me i pështy anëtarët e Komisionit Disiplinor apo vetë krerët e FBK-së? Garant me pezullim jetësor, pasi që sulmi ndaj shefave kushton shtrenjtë, ndërsa dinjiteti i gjyqtarit Munini, për FBK-në, si duket është baras me zero. Dje ju dhatë shembull se sa të pafuqishëm jeni në krahasim me klubet e mëdha. Prandaj, për fund do të doja ta dija se sa do të kushtonte rrahja e një gjyqtari, 220 apo 2500 euro?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?