Kulturocidi i ISIS-it: Ja si i shkatërrojnë monumentet historike! (Video)

Qyteti irakian i Mosulit ishte skena e një tjetër akti barbar të xhihadistëve të ISIS-it, të cilët u futën në një muze arkeologjik dhe të gjitha eksponatet aty i shkatërruan. Fjala është për statujat dhe skulpturat që datojnë mijëra vite, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Ky kulturocid është regjistruar dhe pamjet u shfaqën në YouTube. Disa nga statujat datojnë nga shekulli VII p.e.s.
ISIS justifikon këtë akt me shkatërrimin e idhujtarisë.
"Pejgamberi na urdhëroi që të shpëtojmë nga statujat dhe reliktet, dhe pasuesit e tij bënë të njëjtën gjë kur ata pushtuan vendin pas tij", thotë një anëtar i paidentifikuar i ISIS-it.
ISIS më herët ka shkatërruar edhe një bibliotekë me më shumë se 10 mijë libra dhe 700 dorëshkrime të vjetra. /Telegrafi/


































