LAJMI I FUNDIT:

Kultet më gjakatare që u izoluan nga njerëzimi

Kultet më gjakatare që u izoluan nga njerëzimi

Pak ditë më parë, një 25-vjeçar holandez shkoi në një lokal dhe i tha banakierit se katër vëllezërit e tij dhe babai kishin nëntë vite që nuk kontaktonin me botën, madje mendonin se kishte ndodhur apokalipsi. Por kulte të tilla nuk janë të pakta në historinë e dhjetëvjeçarëve të fundit, dhe fatkeqësisht kanë histori të lyer me gjak.

Roch Theriault ishte drejtuesi i Bandës “Ant Hill” në Kanada. Për rreth 20 vite me radhë, ai abuzonte seksualisht me anëtarët e kultit, e madje disa prej tyre u kishte prerë gjymtyrët dhe i kishte vrarë.

Grupi ishte mbyllur nga bota në mes të pyjeve kanadeze, që të jetonin të veçuar. Por drejtuesi i grupit u bë aq i dhunshëm sa i detyroi ndjekësit të thyenin këmbët e veta çekiç, të qëllonin njëri-tjetrin në shpatull, të hanin jashtëqitjet e njëri-tjetrit, insekte dhe minj.

David Koresh ishte drejtuesi i një prej kulteve më të rrezikshme të të gjitha kohërave në SHBA. Përplasja e grupit të tij me policinë amerikane la 76 të vdekur.

Një tjetër kult që la po ashtu me dhjetëra viktima, ishte Urdhri i Tempullit të Diellit, në mesin e viteve 1990. Grupi ishte në Gjenevë të Zvicrës dhe në Kebek të Kanadasë. Ata mendonin se po të vdisnin, do të shkonin në një planet tjetër, që vinte rrotull yllit Sirius. /tch/

David Koresh ishte drejtuesi i një prej kulteve më të rrezikshme të të gjitha kohërave në SHBA. Përplasja e grupit të tij me policinë amerikane la 76 të vdekur.
Kulti i tij ra në sy në vitin 1993 pasi Koresh nisi të martohet me disa vajza adoleshente njëherësh. Policia shkoi për një kontroll, dhe katër agjentë humbën jetën, bashkë me gjashtë anëtarë të kampit. Pasi u rrethuan, në kompleks u gjetën 76 trupa, shumica të vetëvrarë.
Kulti i Kalorësve të Shpatës së Kristaltë. Në vitin 2017, Xhon Koltharp u nda nga gruaja dhe u zhduk bashkë me dy fëmijët. Pas tre muajsh kërkime, policia i gjeti fëmijët të fshehur në kuti plastike, të ngrirë në akull.
Dy fëmijë të tjerë po mbaheshin në një rulotë të braktisur. Policia mësoi se ai dhe drejtuesi i një kulti ishin “martuar” me vajza 7 dhe 8 vjeçare, sipas “ligjeve të kultit”. Drejtuesit u arrestuan dhe kulti u shpërbë.
Një tjetër kult që la po ashtu me dhjetëra viktima, ishte Urdhri i Tempullit të Diellit, në mesin e viteve 1990. Grupi ishte në Gjenevë, të Zvicrës, dhe në Kebek të Kanadasë. Ata mendonin se po të vdisnin, do të shkonin në një planet tjetër, që vinte rrotull yllit Sirius.
Në tetor të vitit 1994, drejtuesit menduan se kishte ardhur koha të shkonin në planetin tjetër. 53 anëtarë u gjetën të vdekur nëpër kampe. Shumica ishin të droguar dhe të vetëvrarë.
Të bindur që duhej të digjeshin pa të shkonin te planeti tjetër, fermave iu vu zjarri. Rreth 24 anëtarë të tjerë u vetëvranë dy vite më pas, duke ruajtur trashëgiminë.
Roch Theriault ishte drejtuesi i Bandës “Ant Hill”. Për rreth 20 vite me radhë, ai abuzonte seksualisht anëtarët e kultit, e madje disa prej tyre u kishte prerë gjymtyrët dhe i kishte vrarë.
Grupi ishte mbyllur nga bota në mes të pyjeve kanadeze, që të jetonin të veçuar. Por drejtuesi i grupit u bë aq i dhunshëm sa i detyroi ndjekësit të thyenin këmbët e veta çekiç, të qëllonin njëri-tjetrin në shpatull, të hanin jashtëqitjet e njëri-tjetrit, insekte dhe minj.
Ai madje arriti të gozhdojë fëmijë në pemë dhe të detyronte fëmijë të tjerë t’i qëllonin me gurë. Grupi kishte 12 të rritur, 22 fëmijë, dhe ai kishte lënë shtatzënë secilën prej ndjekëseve femra që të shtoheshin. Njërës prej ndjekëseve, e cila ishte ankuar për dhimbje barku, i kishte çarë të brendshmet për ta shëruar. Ai u arrestua dhe u vra në burg në vitin 2011 nga shoku i qelisë.
Në Rusi, një tjetër grup jetonte në një shpellë të izoluar e të errët. Dy prej anëtarëve kishin vdekur nga i ftohti, por trupat ishin lënë në shpellë.
Anëtarët ishin pjesëtarë të “Kishës së Vërtetë Ortodokse”, dhe dolën nga shpella pas gjashtë muajsh.
Ekstremistët fetarë i kishin mbajtur policët larg, me armë, dhe kërcënuan të hidhnin veten në erë.

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori