Europdeputeti Eduard Kukan tha në një raport paraqitur në Parlamentin Europian, gjatë diskutimit për zgjedhjet vendore në Shqipëri, se ka pasur “përmirësime të ndjeshme në zgjedhjet vendore të 8 majit, por ato nuk do e ndihmojnë Shqipërinë për të tejkaluar stanjacionin politik”.

“Vizituam disa qendra votimi, procesi ishte përgjithësisht i rregullt dhe i zhvilluar në mënyrë paqësore, polarizimi ishte shumë i lartë i fushatës. Në disa raste vëzhguam votime familjare, pati dhe konfuzion gjatë qëndrimit të qendrat e votimit. Numërimi ishte centralizuar dhe shkaktoi vonesa në procedurat e numërimit, vecanërisht në Tiranë, numërimi vazhdoi shumë gjatë dhe rezultati paraprak u lajmërua vetëm më 14 maj, që tregon 10 vota përpara socialistin Rama”, tha Kukan.


Zoti Kukan tha se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe se pati përmirësime të ndjeshme, por procesi nuk ka përfunduar, pasi kandidati demokrat Basha kërkoi marrjen në konsideratë të votave të hedhura gabimisht dhe KQZ mori vendimin 4 me 3 që shkaktoi debate.

Situata politike u tensionua shumë, opozita nisi protestat dhe vendosi të largohet nga parlamenti. “Ambasadorët po bëjnë diplomacinë me dyer të mbylluara duke u kërkuar liderëve të partive vetpërmbajtje. Më 24 maj KQZ shpalli rezultatin, sipas të cilit Basha fitoi me 81 vota”, tha ai, duke shtuar se tashmë partitë kanë të drejtën në dorëzojnë ankimimet, vendimi përfundimtar do të jepet nga Kolegji Zgjedhor, pra procesi nuk ka mbaruar akoma.

Zoti Kukan theksoi se situata në Shqipëri për një kohë të gjatë është përfshirë nga polarizimi, pjesëmarrja e lartë tregoi se njerëzit e duan të ardhshmen, por këto zgjedhje duhet të kishin treguar maturi politike dhe aftësi për zgjedhje sipas standardeve, raportoi Panorama.

“Fatkeqësisht, impresioni im është që përkeqësimi i situatës na tregoi problemet e gjata në politikën dhe proceset në Shqipëri. Treguan paaftësi për të gjetur zgjedhje konsensuale dhe në parim zgjedhjet nuk do e ndihmojnë Shqipërinë për të tejkaluar stanjacionin politik. E di që dukem pesimist dhe do isha i lumtur që të dal gabim, i uroj më të mirën Shqipërisë”, përfundoi ai./Telegrafi/