Site icon Telegrafi

Gruas në Tajlandë i amputohet këmba pasi i ngeci në shkallët lëvizëse të aeroportit

Një gruaje që ngeci në kalim lëvizës në aeroportin Don Mueang të Bangkok-ut, në Tajlandë iu desh t’i amputohej këmba nga ekipet e shpëtimit.

Djali i saj tha se familja ishte “tronditur” dhe e shqetësuar për shëndetin e saj mendor pasi operacioni u krye të enjten në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

Këmba e 57-vjeçares u mbërthye mëngjesin e së enjtes pasi u ndesh me valixhen e saj derisa po shkonte për të hipur në një fluturim, thanë mediat lokale.

Imazhet e ndara në internet e tregonin gruan, emri i të cilës nuk u bë i ditur, në një pozicion ulur derisa këmba i kishte ngecur në vendkalimin lëvizës.

Afër kishte gjithashtu edhe valixhen e saj rozë.

Menaxhmenti i aeroportit tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga incidenti dhe do të kompensonte gruan për këtë si dhe do të hiqte shpenzimet e saj mjekësore.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version