LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Kaq lëngje frutash duhet të konsumojnë bebet brenda ditës

Kujdes! Kaq lëngje frutash duhet të konsumojnë bebet brenda ditës

Edhe pse mund ta keni kaluar fëmijërinë duke konsumuar lëngje frutash, ekspertët tani u bëjnë thirrje prindërve të mos u japin lëngje frutash bebeve para ditëlindjes së parë të tyre – dhe ta kufizoni sasinë që ua jepni fëmijëve më të vjetër.

Për fëmijët, problemi me lëngjet e frutave nuk qëndron vetëm në sasinë e lartë të sheqerit që përmbajnë, por edhe se pijet e tilla kanë mungesë fibrash dhe proteinash, që do të thotë se fëmijët që konsumojnë shumë lëngje mund të përfundojnë duke fituar shumë peshë për moshën që kanë.

Pra, çfarë sasie lëngjes është e rekomandueshme për fëmijët?

Për bebet (më të vogla se një vit): Nuk duhet t’u dhuroni fare, përveç nëse doktori iu rekomandon.

Për fëmijët e moshës 1 deri në 3 vjet: Një çerek gote me lëngje në ditë, dhe patjetër se duhet ta servoni me gotë e jo me shishe.

Për fëmijët e moshës 4 deri në 6 vjet: Jo më shumë se një çerek e gjysmë lëngje frutash në ditë, edhe pse preferohet i tërë fruti.

Për fëmijët e moshës 7 deri në 18 vjet: Jo më shumë se një gotë në ditë – por prapëseprapë, zgjedhja e parë duhet të jenë frutat. /Telegrafi/