Site icon Telegrafi

Ku shkuan së bashku Gold Ag dhe Dhurata Dora? (Foto)

Me afrimin e festës së 28 nëntorit, shumë këngëtarë nga estrada kanë marrë rrugën për në shtetet e jashtme, për të mbajtur koncerte edhe për shqiptarët e diasporës.

Reperi Gold Ag është një ndër reperët i cili përmes rrjeteve sociale ka treguar se është nisur për në Munich në Gjermanisë, teksa gjatë udhëtimit për në avion është shoqëruar nga këngëtarja Dhurata Dora.

Gold Ag dhe Dhurata Dora. Foto nga Instagram

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku shfaqet bashkë me këngëtaren, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Shkuam”.

Lexo po ashtu A është kjo një shenjë tjetër që tregon se ka diçka mes Dhurata Dorës dhe Capital T? (Video)

Mesa duket dyshja në fjalë do të mbajnë koncerte së bashku në disa prej diskotekave në diasporë. /Telegrafi/

Exit mobile version