Site icon Telegrafi

Ku luhet ndeshja Kastrioti-Radniçki?

Drejtori sportiv i KH Kastriotit (meshkuj), Milaim Selmani, e konfirmon për gazetën kombëtare bota sot, duke thënë se vendimi ka ardhur nga EHF-i.

“Vendimi ka ardhur nga EHF-i që ndeshjen për Challenge Cup, me Radniçkin do të luajmë në Danillovgrad. Dy ndeshjet do të luhen me datën 16-17 tetor dhe shpenzimet do t’i bartin klubet. Ne do të bëjmë ankesë, sepse nuk e shohim të arsyeshme të luajmë atje për shkaqe sigurie, kur dihet se në Danillovgrad ka serbë nga Kosova dhe mund të na provokojnë”, tha Selmani.
 

Exit mobile version