Vendvotimet për referendum janë të hapura në mëngjes më orën 07:00 dhe në çdo vend votimi po zhvillohet pa pengesa, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Po votohet në 3.478 vendvotime, të cilat do të jenë të hapura deri në orën 19:00.
Në Maqedoni sot po mbahet referendum në nivel shtetëror në të cilën qytetarët duhet të sqarohen në pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e marrëveshjes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”, me mundësin e zgjedhjes “për” ose “kundër”.
Të dretjën e votimit e kanë një milion e 806.336 votues të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore./Telegrafi/